Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj në Gaza.     /Foto: AA

Ushtria izraelite vazhdoi të bombardojë pjesë të Rripit të Gazës ndërsa enklava e rrethuar palestineze përballet me një krizë urgjente humanitare.

Dëshmitarët okularë thanë se një numër i madh njerëzish u vranë dhe anëtarë të mbrojtjes civile dhe ekipeve të ndihmës emergjente u plagosën teksa po shkonin në rrugën Al-Jalaa në Gaza për të shpëtuar të plagosurit.

Një grua u vra dhe gjashtë fëmijë u plagosën në një bombardim izraelit në zonën Qaizan al-Najjar në Khan Yunis në jug të qytetit të Gazës, thanë burimet mjekësore.

Ushtria izraelite nisi sulme intensive në lagjet lindore të qytetit të Gazës, Zaytoun dhe Shujaiya, si dhe në pjesën veriperëndimore të qytetit, tha dëshmitari okular.

Lagjja Al-Tuffah në verilindje të Gazës u bombardua gjithashtu. Ka viktima njerëzore.

Janë bombarduar edhe rrugët kryesore në Rripin e Gazës.

Të paktën 2.670 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar palestinez që nga 7 tetori.

Të paktën 9.600 palestinezë u plagosën në sulmet izraelite në Gaza.


TRT Balkan / agjencitë