Ushtria izraelite vrau edhe një tjetër gazetar në Gaza / Photo: AA

Ushtria izraelite vrau edhe një tjetër gazetar në sulmet në Rripin e Gazës.

Zyra për Media e qeverisë në Gaza deklaroi se Mohammed Salame, një raportues dhe gazetar i televizionit Al-Aqsa që transmetonte nga Gaza, u vra gjatë sulmit në shtëpinë e tij në Deir al-Belah, një qytet në pjesën qendrore të Gazës.

Duke nisur nga 7 tetori i vitit 2023 në Gaza nga forcat izraelite janë vrarl 133 gazetarë.

Forcat izraelite kanë kryer sulme shkatërruese në Rripin e Gazës për gati pesë muaj dhe po shkaktojnë një fatkeqësi të madhe humanitare duke bllokuar transportin e ndihmave.

Sulmet vranë 30.631 palestinezë, duke përfshirë të paktën 13.430 fëmijë dhe 8.900 gra, dhe plagosën 72.043 njerëz.

Mijëra të vdekur thuhet se ende qëndrojnë nën rrënoja.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

Sulmet, megjithatë, vazhdojnë të pandërprera dhe dërgimi i ndihmave mbetet i pamjaftueshëm për të trajtuar katastrofën humanitare.

AA