Tre palestinez janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar gjatë intervenimit të ushtrisë izraelite në Nablus, në Bregun Perëndimor, thonë nga ministria e Shëndetësisë të Palestinës.
Kjo ngjarje ndodhi pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik për sulmet në Rripin e Gazës.
“Ushtria e Izraelit dhe forcat special e kanë rrethuar shtëpinë e një të kërkuari në Nablus. Ka shkëmbim të zjarrit”, njoftuan nga Ushtria e Izraelit.
Përveç në pjesën e vjetër të Nablusit, incidente janë regjistruar edhe në pjesën tjetër të Nablusit.
Dëshmitarët okularë thonë se ushtarët izraelitë kanë përdorur municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.
Në bastisjen e kryer nga ushtria izraelite në Nablus në korrik, dy palestinezë u vranë.
Forcat izraelite bastisin shpesh shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor dhe arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.
Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se forcat izraelite kanë kryer rreth 1.600 bastisje në territorin palestinez që nga fillimi i vitit deri më 26 qershor. Kanë humbur jetën 60 palestinezë, ndërsa rreth 6.000 u plagosën.
9 Gus 2022
Ushtria izraelite vrau tre dhe lëndoi mbi 30 të tjerë në qytetin Nablus
Sulmet e fundit në Bregun Perëndimor ndodhën pasi dje u arrit armëpushim mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik për sulmet në Rripin e Gazës
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.