Forcat izraelite vranë të paktën pesë palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Katër palestinezë u vranë në qytetin Nablus dhe një palestinez tjetër u vra në Nabi Salih pranë Ramallahut, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë
Sipas televizionit shtetëror palestinez, trazirat shpërthyen kur forcat palestineze vërejtën pjesëtaret e ushtrisë izraelite duke hyrë në Nablus.
Më vonë Presidenca palestineze dënoi fuqishëm incidentin duke e përshkruar si "krim lufte".
Dëshmitarët okularë për AA thanë se gjatë aksionit të forcave izraelite kundër grupit palestineze të quajtur "Shtrofulla e Luanit", ndodhën përleshje intensive që zgjatën tre orë dhe se janë dëgjuar shpërthime.
Ndërkohë, ushtria izraelite, shërbimi i sigurisë dhe policia thanë në një deklaratë të përbashkët se kishin bastisur një strehë që grupi palestinez e ka përdorur si laborator për prodhimin e eksplozivëve.
Më 12 tetor, grupi "Shtrofulla e Luanit" mori përgjegjësinë për të shtënat ku u vra një ushtar izraelit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit që nga fillimi i vitit, që është numri më i madh i viktimave në Bregun Perëndimor të pushtuar në gati shtatë vjet.
25 Tet 2022
Ushtria izraelite vret pesë palestinezë në Bregun Perëndimor
Katër palestinezë u vranë në qytetin Nablus dhe një palestinez tjetër u vra në Nabi Salih pranë Ramallahut, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Nis shkëmbimi i tri pengjeve izraelitë me 90 të burgosur palestinezë
Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, procesi për transferimin e tri pengjeve izraelitë në Gaza te Kryqi i Kuq filloi të dielën, raportuan mediat izraelite. Në këmbim, Izraeli do të lirojë 90 të burgosur palestinezë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.