Vendet garantuese të Astanës mblidhen në Kazakistan me agjendën për Sirinë.     Foto: AA

Nën garancinë e Türkiyes, Rusisë dhe Iranit, në Kazakistanit filluan bisedimet e 22-ta të Astanës për Sirinë…

Në bisedimet e zhvilluara delegacionet po zhvillojnë takime konsultative dypalëshe.

Në bisedime, Türkiye përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga ambasadori İhsan Mustafa Yurdakul, drejtor i Përgjithshëm i Marrëdhënieve Dypalëshe të Sirisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, delegacioni rus nga përfaqësuesi special i presidentit Vlladimir Putin për Sirinë Alexander Lavrentiev, ndërsa delegacioni iranian kryesohet nga Ali Asghar Khaji, këshilltari për Çështje Politike i ministrit të Punëve të Jashtme.

Në takime marrin pjesë delegacione të kryesuara nga zëvendësministri i Jashtëm i administratës së Damaskut, Ayman Raad, ndërsa opozita nga Ahmet Tuma. Krahas delegacionit të kryesuar nga përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, në takime janë të pranishëm edhe përfaqësues të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Po ashtu, të pranishëm janë edhe vëzhgues nga Jordania, Libani dhe Iraku.

Delegacioni turk, takimin e parë në kuadër të bisedimeve të 22-të të mbajtura në Astana e zhvilloi me delegacionin iranian.

Në bisedimet e formatit të Astanës që zhvillohen nën garancinë e Türkiyes, Rusisë dhe Iranit me qëllim të zgjidhjes së krizës siriane, kësaj radhe diskutohen përpjekjet drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse në Siri, veçanërisht situata rajonale rreth saj, situata humanitare dhe aktuale në vend, masat e besimit mes palëve, rindërtimi i Sirisë dhe kushtet për kthimin e refugjatëve sirianë në vendlindje.

Në ditën e parë të bisedimeve dyditore, delegacionet do të zhvillojnë takime konsultative dypalëshe dhe trepalëshe. Ndërsa nesër në seancën e përbashkët ku palët do të mblidhen bashkë, do të lexohet deklarata përfundimtare e vendeve garantuese.

TRT Balkan / agjencitë