Violina e gjetur në mbeturina, por që vlen sa një thesar!       / Foto: ATA

E gjetur mess plehrave, e dëmtuar dhe pa tela, ajo iu dërgua një mësuesi muzike, i cili bëri restaurimin dhe zbuloi se ishte një instrument i çmuar, i bërë në shekullin XVIII, me vlerë rreth 60 mijë euro.

Është historia e një violine, e cila u rikthye për të luajtur mbrëmë në koncertin në Piazza Unità d’Italia, si pjesë e iniciativave kolaterale për Javën e 50-të Sociale të Katolikëve Italianë.

Violina u mbajt në skenë nga një vajzë 13-vjeçare austriake, Lorea Mimura, fituese e një konkursi ndërkombëtar.

“Kishte një etiketë në të cilën shkruhej “restauruar në 1935″, mendova se mund të ishte nga shekulli XIX”, deklaroi mësuesi i muzikës Matteo Fanni Canelles.

”E kuptova menjëherë se nuk ishte një nga ato violinat e prodhuara në masë me pak vlerë, por një produkt i cilësisë më të lartë”, shtoi ai.

TRT Balkan / agjencitë