Zëdhënësi i Qeverisë së Irakut, Bassem Al-Awadi, tha se me vizitën e sotme të presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në Irak, do të ketë një "hap cilësor" në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në deklaratën për Anadolu, Al-Awadi vlerësoi vizitën e presidentit Erdoğan në Irak, si reflektimet e vizitës në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe pritjet nga kjo vizitë.
"Me vizitën e Presidentit Erdoğan do të ndodhë një hap i rëndësishëm dhe cilësor në marrëdhëniet midis Irakut dhe Türkiyes", tha ai, duke theksuar se përgatitjet për vizitën kanë filluar prej rreth një viti.
Ai tha se puna e komisioneve të përbashkëta për çështjet e "ujit, Projektit të Rrugës së Zhvillimit, pranisë së organizatës terroriste PKK në Irak dhe investimeve të kompanive turke në Irak", të cilat do të jenë në tryezë gjatë takimeve të Erdoğanit në Bagdad, kanë përfunduar.
"Qendrat më të rëndësishme të Projektit të Rrugës së Zhvillimit janë Iraku dhe Türkiye"
"Lidhur me çështjen e ujit mes Erdoğanit dhe kryeministrit Mohammed Shia Al Sudani do të nënshkruhet një marrëveshje shumë të rëndësishme dhe strategjike", tha Al-Awadi mes të tjerash duke shtuar:
"Türkiye është një nga vendet e suksesshme në botë në menaxhimin e ujit dhe shfrytëzimin e ujit dhe ka përvojë të madhe në këtë fushë. Në këtë kuadër do të nënshkruhet një marrëveshje e madhe dhe befasuese".
Duke rikujtuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut e ka përcaktuar organizatën terroriste PKK si një "organizatë e ndaluar" në Irak, ai tha se "Atyre (PKK) do t'u jepet statusi i 'refugjatit' në Irak nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nuk do të kenë asnjë veprimtari partiake apo politike".
Al-Awadi gjithashtu tërhoqi vëmendjen në partneritetin mes Irakut dhe Türkiyes në Projektin e Rrugës së Zhvillimit, duke theksuar se ky projekt përbën pjesën më të rëndësishme të vizitës së presidentit turk në Irak.
"Qendrat më të rëndësishme të Projektit të Rrugës së Zhvillimit janë Iraku dhe Türkiye. Edhe për këtë çështje do të bëhen marrëveshje të rëndësishme. Në kuadër të këtij projekti do të vlerësohet edhe roli i kompanive turke në Irak", tha ai.
"Vëllimi i tregtisë së përbashkët do të rritet me vizitën e Erdoğanit"
Nga ana tjetër, Riad Fahir al-Hashimi, shef i Departamentit të Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Tregtisë së Irakut, tha se vëllimi aktual i tregtisë me Türkiyen mund të rritet me vizitën e presidentit Erdoğan në Bagdad.
Duke vënë në dukje se gjatë vizitës së presidentit turk në Irak do të nënshkruhet një marrëveshje midis dy vendeve për të krijuar një "komision të përbashkët tregtar", ai tha: "Vëllimi i përbashkët tregtar midis Irakut dhe Türkiyes aktualisht është afërsisht 16 miliardë dollarë. Kjo mund të rritet në varësi të tregut që do të krijohet pas vizitës së Presidentit Erdoğan".