Vriten 17 palestinezë në sulmin izraelit në rajonin Al-Mawasi, Khan Younis      / Foto: AA

Të paktën 17 palestinezë u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite në rajonin Al-Mawasi të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite kreu sulm ajror në rajonin Al-Mawasi të qytetit Khan Younis, e cila më parë ishte shpallur si "zonë e sigurt".

Theksohet se 17 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në zonën ku palestinezët e zhvendosur u strehuan në Rripin e Gazës.

Dëshmitarët okularë raportuan se rruga El-Attar në rajonin Al-Mawasi u bombardua teksa ekipet e Mbrojtjes Civile po përpiqeshin të largonin të vdekurit dhe të plagosurit nga rrënojat.

Në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në rajonin Al-Mawasi më 13 korrik, të paktën 90 persona u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën.

TRT Balkan / agjencitë