Në sulmet izraelite në Liban vriten 3 persona. / Foto: AA Archive

Të paktën 3 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në zonat rurale të provincës Nabatiye të Libanit në jug dhe provincës Beqaa në lindje.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, dy persona humbën jetën në sulmin ajror të kryer nga avionët luftarakë izraelitë në vendbanimin Suhmur të provincës Beqaa.

Sulmi ajror në vendbanimin Maidoun në Beqaa shkaktoi gjithashtu dëme të rënda nëpër shtëpi.

Një person ka humbur jetën në sulmin ajror izraelit në qytezës Meyfedun në Nabatiye. Disa shtëpi pësuan dëme të mëdha për shkak të sulmit.

Në sulmet izraelite në Liban janë vrarë 2.141 persona

Ushtria izraelite, e cila ka vazhduar përleshjet e kontrolluara me Hezbollahun që nga 8 tetori 2023, kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek më 23 shtator.

Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë gjithsej 2.141 njerëz, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, kanë vdekur që nga 8 tetori 2023.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

TRT Balkan / agjencitë