Ushtria izraelite ka vrarë 55 palestinezë në sulmet që ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundrejt rajoneve të ndryshme të Rripit të Gazës.
Në sulmet e kryera në 24 orët e fundit nga forcat izraelite në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Gazës theksohet se u vranë 55 palestinezë.
Shumë palestinezë humbën jetën dhe u plagosën për shkak të bombardimeve intensive nga anijet e ushtrisë izraelite ndaj qytetit Rafah në jug të Gazës. Po ashtu, edhe sulmet që shënjestruan rajonin Jabalia në veri dhe pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e shumë personave.
Në anën tjetër, ekipet e mbrojtjes civile në veri të Rripit të Gazës njoftuan se nuk kanë mundur të mbërrijnë në rajonin ku ka shumë të vdekur dhe të plagosur për shkak të bombardimit intensiv të Izraelit.