Vriten 6 palestinezë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. / Foto: AA

Nga sulmet ajrore të kryera nga avionët luftarakë izraelitë në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës kanë humbur jetën 6 palestinezë dhe se janë plagosur shumë të tjerë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se në sulmin ajror të kryer nga Izraeli në shtëpinë e familjes Bergut në lagjen Al-Zaitoun në juglindje të qytetit të Gazës kanë humbur jetën pesë persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e shënjestrimit të një apartamenti nga Izraeli në Deir al-Balah.

Ndërsa në sulmin e Izraelit ndaj shtëpisë së familjes Vishah në kampin e refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Gazës, u plagosën 10 persona, mes tyre 6 fëmijë.

Sipas deklaratës së bërë dje nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 45.885 palestinezë, përfshirë mbi 17.800 fëmijë dhe 12.300 gra, ndërsa janë plagosur 109.196 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.

TRT Balkan / agjencitë
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj