Dy fëmijë janë vrarë në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore, avionët izraelitë bombarduan lagjen Ash-Shuqaiya në pjesën lindore të qytetit të Gazës.
Në sulm u vranë dy vajza dhe një numër i madh palestinezësh u plagosën dhe u dërguan në Spitalin Baptist Al-Ahli.
Numri i palestinezëve të vrarë nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar është rritur në 37.718, tha ministria e shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin që të përfundojë menjëherë operacionin e tij në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim.
Pavarësisht kësaj, sulmet izraelite në Rripin e Gazës vazhdojnë të pandërprera dhe dërgimi i ndihmave humanitare nuk mjafton për të zgjidhur katastrofën humanitare.