Një familje me nëntëanëtarëshe u vra në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor të premten.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se "një familje me nëntë anëtarë u vra në orën 3 të mëngjesit në një sulm ajror armik në një ndërtesë trekatëshe në qytetin Shebaa".
Gjatë natës, aviacioni izraelit kreu sulme ajrore intensive në qytetin Nabatieh, tha agjencia, duke shtuar se nga sulmet kishte të lënduar.
Sulmet ajrore izraelite në pesë provinca në Liban të enjten u vranë 92 persona dhe u plagosën 153, tha ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Ushtria izraelite, e cila ka vazhduar përleshjet me Hezbollahun që nga 8 tetori i vitit të kaluar, më 23 shtator realizoi qindra sulme ajrore në qytete në jug të Libanit, si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek.
Sipas autoriteteve libaneze, 679 persona janë vrarë në sulmet ajrore të intensifikuara, ndërsa rreth 150.000 janë zhvendosur brenda vendit për shkak të bombardimeve.