Vritet palestinezi që u ndihmoi të prekurve në tërmetet në Türkiye.     /Foto: AA

Palestinezi, Sameh Aktash, i cili ndihmoi të prekurit e tërmeteve të 6 shkurtit në Türkiye, pas kthimit në shtëpinë e tij, në Bregun Perëndimor është vrarë nga forcat izraelite.

Aktash, 37 vjeç, familja e të cilit thotë se ai "e donte jetën dhe i ndihmonte të tjerët në vendlindjen e tij dhe në Türkiye, të cilën ai e adhuronte", u qëllua në bark.

Kolonët kryen akte të dhunshem në fshatrat Hawara, Beita, Asira al-Qibliya, Burin dhe Zatara, pasi dy izraelitë u vranë në një sulm me armë zjarri në makinën e tyre pranë Hawara.

Lidhja e posaçme me Türkiyen

Vëllai i madh i Sameh, Wasel Aktash, 52 vjeç, tha se vëllai i tij më i vogël "e donte jetën dhe i mëshironte njerëzit. Ai ishte një predikues dhe e donte shumë Türkiyen."

Wasel tha për Anadolu se "Sameh doli për 40 ditë si predikues në Türkiye dhe ai, si familja e tij, ka marrëdhënie të forta me miqtë dhe tregtarët në Türkiyen jugore."

Sameh vizitoi Türkiyen disa herë me familjen e tij, dhe kur ndodhi tërmeti, ai vendosi të shkonte për t'u ofruar ndihmë njerëzve të prekur dhe në koordinim me vëllain e tyre Yasser, i cili jeton në qytetin e Bursës në Türkiye veriperëndimore.

"Sameh shpërndau rreth dy kamionë me ushqime, batanije dhe shtroje në zonat turke të goditura nga tërmeti", tha vëllai i tij.

"Ajo që u kemi ofruar vëllezërve në Türkiye është pak dhe është diçka që nuk duhet përmendur dhe ata kanë një vend të madh në zemrat tona," tha Wasel.

Sameh i përcolli familjes së tij histori të trishtueshme për shkallën e shkatërrimit dhe vuajtjen e të prekurve në Türkiye. Pas kthimit të tij në fshat, ai filloi të punonte me Bashkinë Beita për të blerë pajisje, vinça dhe sensorë termikë për t'u përdorur në rast të një tërmeti në Palestinë.

TRT Balkan / agjencitë