Xhamajka e njohu zyrtarisht Palestinën si shtet /       Foto: AA

Qeveria e Xhamajkës mori vendimin për të njohur shtetin e Palestinës mes shqetësimeve për luftën e Izraelit në Rripin e Gazës dhe krizën në rritje humanitare në territorin palestinez.

Xhamajka mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete si e vetmja mundësi e mundshme për zgjidhjen e konfliktit të gjatë izraelito-palestinez, duke garantuar sigurinë e Izraelit dhe ruajtjen e dinjitetit dhe të drejtave të palestinezëve. Duke njohur shtetin e Palestinës, Xhamajka po e forcon angazhimin e saj për një zgjidhje paqësore”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Kamina Johnson-Smith.

Shtohet se vendimi është marrë në përputhje me angazhimin e fortë të Xhamajkës ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila synon vendosjen e respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës paqësore midis shteteve, si dhe njohjen e së drejtës së popujve për vetëvendosje.

Johnson-Smith ripohoi mbështetjen e Xhamajkës për armëpushim, lirimin e të burgosurve dhe qasjen në ndihma humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës.

"Xhamajka vazhdon të mbështesë të gjitha përpjekjet për të de-përshkallëzuar dhe për të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të marrin në konsideratë pasojat e tmerrshme të konfliktit të mëtejshëm dhe të angazhohen për zgjidhje diplomatike që garantojnë sigurinë dhe sovranitetin e të gjithëve", tha Smith.

Palestina është njohur deri më tani nga 140 shtete anëtare të OKB-së, nga gjithsej 193. Muajin e kaluar, Spanja njoftoi se kishte rënë dakord me Maltën, Irlandën dhe Slloveninë për të ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë palestineze.

TRT Balkan / agjencitë