Xi Jinping fitoi një mandat të tretë si president i Kinës pasi u rizgjodh në Kongresin e 14-të Kombëtar Popullor.
Xi u zgjodh në Asamblenë e parë të Përgjithshme të Kongresit në kryeqytetin Pekin me votë unanime në të cilën ai ishte kandidati i vetëm.
I zgjedhur president në vitet 2013 dhe 2018 dhe tashmë dhjetë vjet në postin e presidentit, Xi u rizgjodh për një mandat pesëvjeçar, duke u bërë lideri i parë në historinë e Republikës Popullore të Kinës që mban presidencën për herë të tretë.
Xi do të shërbejë gjithashtu si kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak.
Në vitin 2018, ligjvënësit në Kinë miratuan një amendament kushtetues që shfuqizoi kufirin presidencial me dy mandate, i cili i mundësoi presidentit Xi të udhëheqë vendin për kohë të pacaktuar.
Por, fillimi i mandatit të tij të tretë të paprecedentë në krye të Kinës vjen ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë po përballet me sfida të mëdha, nga ngadalësimi i rritjes dhe sektori i trazuar i patundshmërive deri te një normë në rënie e lindjeve.
Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu në një nivel të ulët që nuk është parë në dekada, me dy fuqitë që përplasen për gjithçka, nga të drejtat e njeriut te tregtia dhe teknologjia.