Një rrjet i spiunazhit i formuar nga shërbimet speciale të Iranit është zbuluar në Azerbajxhan, ndërsa autoritetet kanë arrestuan 5 persona me akuzën për "tradhti ndaj shtetit".
Në një deklaratë nga Shërbimi i Sigurisë së Shtetit të Azerbajxhanit thuhet se personi Zahir Asgerov me detyrë si kapiten anijeje në Flotën e Naftës së Detit Kaspik u përcaktua se ka hyrë në bashkëpunim me inteligjencën iraniane në këmbim të interesave monetare gjatë kohës kur ka marrë trajnime fetare në qytetin Qom të Iranit.
Më tej thuhet se Asgerov përmes telefonit ose duke shkuar vetë në Iran i ka dhënë inteligjencës iraniane informacione lidhur me kompanitë që operojnë në Azerbajxhan, për vendin dhe kohën e stërvitjeve ushtarake të kryera në Kaspik si dhe për ngarkesat e transportuara në platformat e naftës.
Ndërsa Elnur Resulov në vitin 2018 ka vizituar Iranin me qëllim për trajtim shëndetësor dhe ka kryer bashkëpunim me inteligjencën iraniane në këmbim të parave dhe se në periudhën e mëvonshme bashkë me të afërmin e tij Arif Resulov i kanë dhënë inteligjencës iraniane fotografi dhe video për zonat ku kalojnë linjat e naftës dhe gazit natyror, mjetet ajrore që mbahen në aeroporte, zonat ku ndodhen tanket dhe mjetet të ndryshme ushtarake, mjetet e ekspozuara në TEKNOFEST-in e organizuar në Baku, të zonave ushtarake dhe strategjike si dhe të radarëve dhe mbrojtjes ajrore.
Personi tjetër i arrestuar Bahtiyar Ağazade, thuhet se gjatë periudhës kur ka marrë trajnime fetare në Iran ka ndërmarrë bashkëpunim me inteligjencën e Iranit dhe se më pas i ka dhënë informacione inteligjencës iraniane në këmbim të parave, për proceset politike dhe sociale në Azerbajxhan, vendin e njësive ushtarake si dhe për llojet dhe nivelin komandues.
Po ashtu është përcaktuar se edhe personi Mirhafız Ceferzade, përmes internetit i ka përcjellë lokacionet e njësive ushtarake Orhan Memmedov-it ndaj të cilit ka urdhër arresti për bashkëpunim me inteligjencën iraniane dhe i cili fshihet në Iran.
Pesë personat në fjalë thuhet se janë arrestuar me akuzën për "tradhti ndaj shtetit".
14 Nën 2022
Zbulohet rrjeti i spiunazhit të inteligjencës iraniane në Azerbajxhan
Në një deklaratë nga Shërbimi i Sigurisë së Shtetit të Azerbajxhanit thuhet, se pesë persona janë arrestuar nën akuzën për "tradhti ndaj shtetit".
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.