Autoritetet ukrainase kanë gjetur një varr masiv me më shumë se 440 kufoma pranë qytetit verilindor të Izyum-it të pushtuar më parë nga forcat ruse, duke e krahasuar zonën me qytetet Bucha dhe Mariupol që janë bërë simbole të mizorive gjatë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se në qytetin Izyum në rajonin Kharkiv të rimarrë rreth një javë më parë nga forcat ruse është gjetur një varr masiv.
"Në Izyum në rajonin e Kharkivit është gjetur një varr masiv. Inspektimet e nevojshme vazhdojnë. Nesër do të ketë informacione më shumë dhe më të qarta", tha Zelenskyy në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale.
Gazetarët ukrainas dhe ndërkombëtarë sot do të jenë në Izyum, theksoi Zelenskyy duke shtuar se "Duam që bota të shohë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka shkaktuar pushtimi rus. Më parë Bucha, më pas Mariupol dhe tani Izyum. Rusia lë vdekje në çdo vend. Duhet të bëhen përgjegjës për këtë".
16 Sht 2022
Zbulohet varrezë masive me 440 kufoma në qytetin Izyum në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se në qytetin Izyum në rajonin Kharkiv të rimarrë rreth një javë më parë nga forcat ruse është gjetur një varr masiv.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.