Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se do të zëvendësojë ministrin aktual të Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe në vend të tij të emërojë turkun tatar nga Krimea, Rustem Umerov.
Zelenskyy tha në njoftimin se këtë javë do të kërkojë nga Parlamenti zëvendësimin e Reznikovit.
“Këtë javë Kuvendit do t'i ofrohet një vendim personeli. Vendosa të shkarkoj Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës. Oleksiy Reznikov kaloi më shumë se 550 ditë plot luftë”, tha Zelenskyy.
Udhëheqësi ukrainas propozoi Rustem Umerov, një turk tatar i Krimesë, për të zëvendësuar Reznikovin.
“Mendoj se Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera ndërveprimi si me Ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi. Tani në krye të Ministrisë duhet të jetë Rustem Umerov”, tha Zelenskyy.