Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vendosi të martën kushtet për negociatat me Rusinë, duke i bërë thirrje Moskës që të respektojë Kartën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të paguajë kompensim për humbjet e shkaktuara nga lufta në vazhdim.
Duke folur përmes videolidhjes në Konferencën e 27-të, të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Zelensky përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, ndëshkimin e çdo krimineli lufte dhe garancitë se nuk do të ndodhë më.
"Kushdo që është serioz për axhendën e klimës duhet të jetë gjithashtu serioz për nevojën për të ndaluar menjëherë agresionin rus, për të rivendosur integritetin tonë territorial dhe për ta detyruar Rusinë në negociata të vërteta paqeje”, tha Zelenskyy.
Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas tha në një intervistë me televizionin çek se vendi i tij është gati të hyjë në negociata me Rusinë vetëm nëse trupat ruse largohen nga të gjitha pjesët e Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe rajonet lindore të Donbasit, të cilat Rusia i ka nën kontroll de fakto që nga viti 2014.
Muajin e kaluar, Zelensky nënshkroi një dekret që shpalli të pavlefshme aneksimin e pjesëve të Ukrainës nga Rusia, dhe ai gjithashtu nënshkroi një dekret tjetër më 30 shtator që deklaronte "pamundësinë e negociatave" me presidentin rus Vladimir Putin.
Gazeta amerikane “Washington Post” thekson se administrata amerikane po inkurajon “privatisht” liderët ukrainas që të tregohen të hapur ndaj negociatave me Rusinë.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka tërhequr zemërimin e komunitetit ndërkombëtar, i cili ka vendosur sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
8 Nën 2022
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pse fitorja e Trumpit mund të ndikojë pozitivisht në tregjet financiare?
Bitcoin dhe aksionet po fluturojnë pas zgjedhjeve në ShBA, duke regjistruar nivele të larta të performancës. Por, çfarë është ajo që e ka bërë fitoren e Trumpit të perceptohet si një mundësi pozitive për ekonominë dhe tregjet financiare?
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore