Zgjatet për një ditë armëpushimi në Gaza.    /Foto: AA

Ushtria izraelite nëpërmjet një komunikate disa minuta para përfundimit të "pauzës humanitare" në Rripin e Gazës njoftoi zgjatjen e kësaj pauze.

Në komunikatën e ushtrisë nuk jepen informacione se për sa ditë është zgjatur "pauza humanitare".

"Në kuadër të përpjekjeve të ndërmjetësuesve do të vazhdojë (procesi) për pauzën e operacioneve në përputhje me vazhdimin e lirimit të pengjeve dhe me kushtet e kornizës (marrëveshjes)", thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, përmes një njoftimi me shkrim nga Hamasi theksohet se është vendosur që "pauza humanitare" të zgjatet për një ditë.

Gjithashtu, edhe Katari, i cili ndërmjetëson mes Izraelit dh Hamasit, konfirmoi zgjatjen e "pauzës humanitare".

TRT Balkan / agjencitë