Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev arriti fitore në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të kësaj jave, duke fituar mbi 92 për qind të votave me të gjitha fletët e votimit të numëruara, njoftoi zyrtarisht sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vendit.
Votimi i së mërkurës ishte historik, pasi ishin të parat që u mbajtën në gjithë territorin e Azerbajxhanit, përfshirë rajonin e Karabakut, i cili u çlirua pas tri dekadash pushtimi armen.
Çlirimi i Karabakut çoi në një rritje të madhe të popullaritetit të Aliyevit në Azerbajxhan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Azerbajxhanit njoftoi se numërimi i votave kishte përfunduar dhe se, sipas rezultateve paraprake, Aliyev kishte fituar 92,1 për qind të votave.
Kështu, Aliyev fitoi mandatin e ri në krye të shtetit ndërsa ai është president i Azerbajxhanit që nga viti 2003.
Zgjedhjet u monitoruan nga rreth 800 vëzhgues të huaj dhe 90 mijë vëzhgues vendas nga organizata dhe vende të ndryshme ndërkombëtare si dhe media vendase e rreth 200 gazetarë të huaj.