Zhbogar: Palestina plotëson kriteret për anëtarësim në OKB. / Foto: AA Archive

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon tha se vetëm një zgjidhje me dy shtete për marrëdhëniet Izrael-Palestinë mund të sigurojë paqe të qëndrueshme.

Fajon shprehu keqardhjen për dështimin e rezolutës për Palestinën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Gjegjësisht, pas vetos amerikane, e cila ndaloi pranimin e Palestinës në OKB, Tanja Fajon theksoi se vetëm zgjidhja me dy shtete mund të sigurojë paqen.

Sllovenia, së bashku me 11 vende të tjera, votuan pro propozimin dhe ambasadori slloven Samuel Zhbogar tha se Palestina plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe pranimi do të ishte një hap i rëndësishëm drejt paqes.

"Kjo do të forconte rolin e Autoritetit Palestinez dhe do të kontribuonte në sigurinë e Izraelit. Ne këmbëngulim që e drejta palestineze për vetëvendosje dhe anëtarësimi në OKB nuk bien ndesh me të drejtën e Izraelit për ekzistencë dhe siguri. Ne jemi të bindur se çdo zgjidhje me dy shtete duhet të të bazohet në njohjen reciproke dhe barazinë sovrane”, tha Žbogar.

Kujtojmë se 12 anëtarë të Këshillit të Sigurimit (Rusia, Franca, Algjeria, Sllovenia, Sierra Leone, Malta, Mozambiku, Ekuador, Guajana, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina) votuan pro propozimin e rezolutës algjeriane.

Nga ana tjetër Britania e Madhe dhe Zvicra abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat si anëtare e përhershme kanë të drejtën e vetos, votuan kundër.

Për shkak të vetos së ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e mbështeti një rezolutë të propozuar që rekomandonte që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të shqyrtonte kërkesën e Palestinës për anëtarësim në OKB.

Për shkak të ngjarjeve në Gaza, palestinezët kanë aplikuar sërish për pranimin e vendit në OKB këtë vit. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Dennis Francis ia përcolli kërkesën Këshillit të Sigurimit, i cili duhet të japë dritën jeshile përpara se të votohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Këshilli i Sigurimit mbajti dy mbledhje brenda komitetit për pranimin e anëtarëve të rinj dhe nuk mori konsensus, kështu që Algjeria përgatiti një propozim për një rezolutë, por nuk mori mbështetjen e duhur.

Palestina njihet nga rreth 140 vende në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh të OKB-së dhe pas rekomandimit të Këshillit të Sigurimit do të pasonte pranimi i besueshëm në organizatën botërore.

TRT Balkan / agjencitë