Zjarr në qytetet e Libanit jugor pas sulmeve intensive izraelite           / Foto: AA

Avionët luftarakë izraelitë nisën një seri sulmesh ajrore në Libanin jugor të shtunën, duke vënë zjarr në disa qytete.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se avionët luftarakë nisën një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor.

Pas sulmit, në rrjetet sociale janë publikuar foto të zjarreve në qytetet jugore.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer më shumë se 50 sulme ajrore në qytetet kufitare në Libanin jugor.

Tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë rritur ditët e fundit pasi konflikti ndërkufitar është përshkallëzuar që nga fillimi i ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë rreth 41.400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

TRT Balkan / agjencitë