Zjarri masiv në spitalin Nasser në Gaza në prag të Bajramit të Fitrit / Photo: AA

Në prag të festës së Bajramit të Fitrit, një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një magazinë në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Mbrojtja Civile në enklavën palestineze raportoi se ekipet e saj kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimeve të dhëna thuhej se zjarri i rënë në përmasa masive ishte i vështirë për t’u shuar dhe kontrolluar për shkak të shkatërrimit të rrugëve dhe ekipeve të kufizuara.

Mbrojtja Civile nuk ka specifikuar arsyet e zjarrit.

Ndaj ofensivës ushtarake vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës të paktën 33.300 palestinezë janë vrarë në territorin palestinez dhe rreth 76 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave thelbësore.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu, 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë