Zonja e parë e Türkiyes pret homologen mongole në Ankara        / Foto: AA

Zonja e parë e Türkiyes Emine Erdoğan priti homologen e saj mongole Bolortsetseg Luvsandorj të enjten në Ankara.

Luvsandorj nënshkroi Deklaratën e Vullnetit të Mirë të Mbetjeve Globale Zero.

“Çdo premtim për një të ardhme të gjelbër na sjell një hap më pranë një bote më të pastër, më të qëndrueshme dhe të jetueshme”, shkroi Erdoğan në X, duke e shprehur mirënjohjen për homologen e saj.

Luvsandorj po shoqëron presidentin mongol Ukhnaa Khurelsukh, i cili është për një vizitë në Türkiye nga 15 - 19 janar.

Türkiye filloi Projektin Mbetje Zero në 2017 nën udhëheqjen e Erdoğanit për ta rritur ndërgjegjësimin mjedisor dhe për t'i menaxhuar mbetjet duke ndjekur parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Projekti synon riciklimin e 60% të mbetjeve të riciklueshme deri në vitin 2035 për të krijuar një model global për një ekonomi rrethore.

TRT Balkan / agjencitë