Zyrtari ushtarak izraelit pranon dështimin lidhur me ngjarjet e 7 tetorit / Photo: Reuters

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite në një deklaratë pranoi dështimin e ushtrisë në parandalimin e sulmit e befasishëm të nisur nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023 dhe tha se ushtria po mban përgjegjësi për këto ndodhi.

"Dëshiroj të sqaroj, siç kemi thënë që nga dita e parë, ne dështuam më 7 tetor. Ne nuk morëm përgjegjësi. Përgjegjësia është jona për atë që ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë nga këtu e tutje", u shpreh Herzi Halevi.

Halevi theksoi se siguria e banorëve të Izraelit është një detyrë që kërkon kohë dhe përkushtim të vazhdueshëm. “Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur qëllimet e luftës" tha ai gjatë deklaratës.

Duke folur për luftën në Gazën jugore, ai pretendoi se ushtria vrau dhe kapi shumë udhëheqës të Hamasit në qytetin Khan Younis, duke informuar më tej se ushtria ishte në përgatitje për sulme të tjera në zona të ndyshme.

Që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza duke lënë të vrarë më shumë se 31.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 73.700 të tjerë janë plagosur.

Sipas të dhënave të OKB-së, lufta izraelite ka zhvendosur 85 për qind të popullsisë së Gazës, mes një bllokade shkatërruese të produkteve ushqimore, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

AA