Drejtues të institucioneve turke takim me shqiptarët e diplomuar në Türkiye / Photo: AA

Shoqata e të Diplomuarve në Türkiye e Shqipërisë (TUMED) ka zhvilluar një takim me shqiptarët e diplomuar në Türkiye, ku ishte i pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, dhe pati pjesëmarrje të drejtuesve të institucioneve të ndryshme turke në Shqipëri.

Përveç ambasadorit Atay, në takimin e realizuar në Tiranë ishin të pranishëm edhe drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, rektori i Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), Ali Güneş, kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Türkiye të Shqipërisë (TUMED), Egert Haxhiu, dhe të ftuar të tjerë.

Në një njoftim nga TUMED thuhet se takimi është organizuar në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh midis dy kombeve, shqiptar dhe turk, ndërkohë takimin e ka përshëndetur edhe ambasadori turk.

Gjithashtu, theksohet se nga viti 2018, me mbështetjen e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), "ne kemi bashkuar fuqitë tona në shumë aktivitete dhe kemi kontribuar në iniciativa të rëndësishme".

"Na bën krenarë dhe na jep fuqi fakti që të diplomuarit tanë shquhen në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë kulturën, politikën, tregtinë dhe arsimin. Kontributet tuaja, duke u kthyer në atdhe nga Türkiye pas përfundimit të studimeve, na japin më shumë besim", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të diplomuarit shqiptarë në Türkiye janë shpresa e së nesërmes dhe do të vazhdojnë të jenë shembull për brezat e ardhshëm.

Takimin e ka përshëndetur edhe kryetari i TUMED, Egert Haxhiu, me të cilin të pranishmit kanë pasur dhe një bashkëbisedim.

AA