Shqipëri-ShBA, bashkëpunim i fortë midis forcave të rendit / Foto: ATA

Pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, së bashku me të Ngarkuarin me Punë, David Wisner, u takuan me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit.

Wisner falënderoi Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe për një Shqipëri më të sigurtë, bëri të ditur sot ambasada e ShBA-së.

Ata pohuan gjithashtu bashkëpunimin e fortë midis forcave të rendit të ShBA-së, Ambasadës së ShBA-së dhe Policisë së Shtetit.

ATA