ShBA, brenda një dite arrestohen më shumë se 500 emigrantë të paregjistruar

ShBA, brenda një dite arrestohen më shumë se 500 emigrantë të paregjistruar

ICE theksoi se është lëshuar kërkesë edhe për arrestimin e 373 personave të tjerë.
ShBA, brenda një dite arrestohen më shumë se 500 emigrantë të paregjistruar / Photo: AA

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se 538 emigrantë pa dokumente u arrestuan në vend brenda një dite dhe u lëshuan kërkesa arrestimi për 373 persona.

Në platformën sociale X, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Forcat e Emigracionit dhe Doganave e ShBA-së (ICE) ka arrestuar 538 emigrantë pa dokumente në pjesë të ndryshme të vendit.

ICE theksoi se është lëshuar kërkesë edhe për arrestimin e 373 personave të tjerë.

"Kjo është vetëm një parashtrim i vogël i hapave që administrata e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, do të ndërmarrë për të siguruar kufijtë e vendit tonë", theksuan forcat amerikane të emigracionit.

Emrat e disa personave të arrestuar dhe krimet që ata kanë kryer u shpërndarë në platformën X duke i quajtur "si shembuj".

Kryetari i bashkisë së qytetit Newark, Ras Baraka, ku u kryen disa nga arrestimet, tha se "Newark nuk do të qëndrojë spektatore dhe të vëzhgojë terrorizimin ndaj njerëzve në mënyrë të paligjshme".

Duke e cilësuar operacionin në Newark si "të tmerrshëm", Baraka theksoi se një nga të arrestuarit ishte një veteran amerikan.

TRT Balkan / agjencitë