Trump rithekson se Gaza do të ‘jetë’ nën autoritetin e ShBA-së           Foto: AA

Presidenti Donald Trump tha të martën se do ta "marrë" Rripin e Gazës së rrethuar nën autoritetin e ShBA-së, ndërsa priti Mbretin Abdullah të Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti vazhdoi të insistonte se do ta zbatojë propozimin e tij të diskutuar gjerësisht për ta marrë pronësinë e Gazës, duke thënë "do ta drejtojmë siç duhet."

"Ne do ta marrim, do ta mbajmë, do ta çmojmë," tha Trump për këtë zonë bregdetare.

"Do të ndërtojmë shumë gjëra të mira aty, përfshirë hotele, ndërtesa zyrash, shtëpi dhe gjëra të tjera, si dhe do ta bëjmë atë vend atë që duhet të jetë."

Trump nuk dha një përgjigje kur u pyet për kërcënimet e tij të mëparshme për ta mbajtur ndihmën amerikane nëse ata refuzojnë të riemigrojnë rreth 2 milionë palestinezët që presidenti planifikon t'i zhvendosë sipas propozimit të tij për pronësi.

TRT Balkan / agjencitë