Miliarderi amerikan dhe udhëheqësi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), Elon Musk tha se "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" duhet të mbyllen.
Musk në llogarinë e tij në platformën X, duke cituar postimin e Richard Grenellit, përfaqësuesit special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tregoi se pse duhet të mbyllen këto media.
“Po, mbyllini ato. Evropa tani është e lirë, përveç burokracisë së mërzitshme. A jeni në dijeni? Askush nuk i dëgjon më këto kanale", theksoi Musk.
Duke pohuar se këto media shpërdorin 1 miliard dollarë në vit të taksapaguesve amerikanë, Musk tha: "Këtu ka vetëm njerëz të çmendur të majtë radikalë që flasin me vete".
Grenell, nga ana tjetër, në postimin e tij, tha se "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" janë organe mediatike të mbështetura nga shteti.
“Këto organizata janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me njerëz këtu për dekada. Këto janë relike të së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të mbështetura nga qeveria", tha Grenell.