Kompania turke e mbrojtjes ASELSAN ka inaguruar ditën e hënë hapjen e përfaqësisë së saj në Ballkan me qendër në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Në ceremoninë e hapjes së zyrës morën pjesë Presidenti i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiyes Haluk Görgün, Drejtori i përgjithshëm i Aselsan Ahmet Akyol, ambasadori i Türkiyes në Shkup Fatih Ulusoy, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut Azim Nuredin, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalimin e tij hapës, Presidenti i Industrive të Mbrojtjes turke, Haluk Görgün tha se zyra do të jetë në shërbim të vendeve të Ballkanit.
“Kjo zyrë është hapur këtu në një lokacion që do të mund të arrijë në çdo vend të këtij rajoni, që ne e quajmë Ballkan, brenda një ose dy ore, për të rritur cilësinë e shërbimeve që do të ofrohen dhe për të rritur vazhdimësinë e shërbimeve që do të ofrohen”, deklaroi ai, duke shtuar se industria turke e mbrojtjes vazhdon zhvillimin e saj të qëndrueshëm së bashku me vendet mike dhe aleate.
Ai u shpreh se Türkiye do të kujdeset të të ndajë të gjitha zhvillimet dhe mundësitë me vendet mike dhe aleate.
Görgün njoftoi se javën e kaluar u hap një kompani tjetër dhe zyrën e saj në Lindjen e Largët, ndërsa sot u hap zyra e ASELSAN Balkans.
Ndërkaq, Drejtori i përgjithshëm i Aselsan, Ahmet Akyol tha se ASELSAN u bë një nga dhjetë kompanitë më të mira dhe më të shpejta të mbrojtjes në botë, duke u ngjitur nga vendi i 47-të në vendin e 42-të në renditjen botërore të industrisë së mbrojtjes.
Ai tha gjithashtu se synimi kryesor i kompanisë është të sjellë këto kompetenca mbrojtjeje në vendet mike dhe vëllazërore së bashku me bashkëpunimet ndërkombëtare.
“Sot, ASELSAN Balkans u hap në Shkup, në një vend ku kemi trashëgimi historike dhe lidhje kulturore dhe me një mirëkuptim që mund t'u shërbejë të gjitha vendeve mike dhe aleate. Me këtë mirëkuptim, ne po zhvillojmë hap pas hapi me këto struktura ndërkombëtare për t'u ofruar shërbim nga afër përdoruesve tanë këtu, për t'i mbështetur ata në nivel lokal dhe për t'i ndarë këto kompetenca me vendet mike dhe vëllazërore”, deklaroi Akyol.
Duke treguar se e zhvilluan këtë strukturë ndërkombëtare me mirëkuptimin për t'u shërbyer përdoruesve të tyre nga afër, për t'i mbështetur ata në nivel lokal dhe për të ndarë kompetencat e tyre me vendet mike dhe vëllazërore, Akyol tha se ai beson që zyra ASELSAN Balkans do të sjellë përfitime për rajonin dhe vendit dhe do të rris bashkëpunimin.
Sipas drejtorit të ASELSAN-it, kompania mund të përkufizohet si një ndër kompanitë më të madha të industrisë së mbrojtjes turke që prodhon sisteme elektronike dhe investon në sigurinë e saj kufitare.
Ai gjithashtu falënderoi të gjithë palët në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanit, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit do të jenë brenda fushës së punës së zyrës ASELSAN Balkans.
Zyra do të jetë në gaditshminë e vendeve të Ballkanit duke përfshirë të gjitha vendet, Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi në Ballkan e deri te Bosnjë e Hecergovinë.
Kompania e mbrojtjes elektrike është një kompani që zhvillon sisteme elektronike, radarë, sisteme elektrotipi, sisteme komunikimi, sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme nënujore dhe të gjitha sistemet elektronike të ngjashme në industrinë e mbrojtjes në Türkiye.