Ministri i Kulturës dhe i Turizmit i Türkiyes, Mehmet Nuri Ersoy, i cili gjendet për një vizitë në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në iftarin e organizuar nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe e Komuniteteve Mike (YTB) me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu.
Në programin e iftarit të organizuar në një hotel në Shkup, përveç ministrit Ersoy, morën pjesë edhe ambasadori i Türkiyes në Shkup Hasan Mehmet Sekizkök, kreu i TIKA-s Serkan Kayalar, kreu i YTB-së Abdullah Eren, përfaqësues të institucioneve turke në vend, politikanë, afaristë, si dhe të ftuar të tjerë.
Programi filloi me leximin e Kurani Kerimit. Pas iftarit, pjesëmarrësit u fotografuan me ministrin Ersoy.
TRT Balkan / agjencitë