Dijetarët e Ballkanit: Bota islame duhet reaguar ndaj gjenocidit në Gaza       Foto: AA

Në qytetin turk Edirne është mbajtur një kongres i dijetarëve të Ballkanit, nga i cili është theksuar se është e papranueshme që bota islame të mos reagojë në mënyrë adekuate ndaj gjenocidit të kryer nga Izraeli sionist në Gaza.

Kongresi u organizua nga Fondacioni i Dijetarëve Islamë, ndërsa konferenca nga Universiteti Trakya. Në të morën pjesë myftinj dhe dijetarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, rajoni i Sanxhakut, Bullgaria, Rumania, Sllovenia dhe Mali i Zi.

Deklaratën përfundimtare në fund të takimit e paraqiti kryetari i Fondacionit të Dijetarëve Islam, prof. dr. Nasrullah Hacımüftüoğlu, i cili tha se në kongres u theksua fuqishëm vëllazëria e Anadollit dhe Ballkanit.

"Bota jonë po përballet me një krizë të njerëzimit. Fuqitë globale kanë shkelur vlerat themelore njerëzore të fituara me shekuj dhe kanë injoruar në mënyrë të pamatur parimet morale universale, rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe institucionet, duke përfituar nga çrregullimi i myslimanëve. Për shkak të kësaj, bota islame ndjeu dëmin më të madh në kuptimin politik, social dhe ekonomik”, tha Hacımüftüoğlu.

Sipas tij, është e “domosdoshme” që dijetarët islamë të rrisin ndërgjegjësimin e publikut, si dhe të fokusohen në kërkime specifike me qëllim që të ndikojnë në qëndrimet dhe sjelljet e vendimmarrësve vendas dhe ndërkombëtarë drejt drejtësisë.

Më tej, Hacımüftüoğlu tha se bota perëndimore po zbaton një “hegjemoni globale”.

Siç theksoi ai, është e papranueshme që bota islame të mos i përgjigjet në mënyrë adekuate gjenocidit të kryer nga Izraeli sionist në Gaza, si dhe kërcënimeve dhe rreziqeve që Izraeli përfaqëson në rajon, me “mbështetjen e fuqive imperialiste dhe në sy të të gjithë botës që “nuk po ndërmerr hapa të nevojshme për të ndaluar këtë shtypje”.

Ai theksoi se për këtë arsye është “imperative” që komuniteti ndërkombëtar menjëherë të ndërmarrë iniciativë me të gjitha burimet në dispozicion për këtë çështje.

AA