BeH, pas 4 muajsh rifillojnë udhëtimet me tren drejt Mostarit             Foto: AA

Udhëtimet me tren në relacionin Sarajevë-Çapljina që u dëmtua nga përmbytjet e 4 tetor 2024 në Bosnjë e Hercegovinë dhe që kalojnë përmes Mostarit, një nga pikat më të rëndësishme turistike të vendit, rifilloi pas një pauze 4-mujore.

Bëhet e ditur se kanë përfunduar punimet e riparimit në linjën hekurudhore që lidh kryeqytetin e BeH-së, Sarajevën me jugun e vendit.

Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Hekurudhave të Federatës së BeH-së thuhet se nga sot kanë rifilluar shërbimet e trenave Sarajevë-Çapljina të dëmtuara nga fatkeqësia e përmbytjeve në tetor 2024.

Fatkeqësia e përmbytjeve shkaktoi një pauzë 4-mujore në transportin hekurudhor.

Ndërkohë njoftohet se riparimi i linjës hekurudhore të dëmtuar nga fatkeqësia e përmbytjeve, u ndërmor përsipër nga kompania turke e ndërtimit "Cengiz İnşaat".

Udhëtimi me tren për në Mostar, një nga destinacionet që tërheq vëmendje me natyrën dhe pamjet e lumit, nuk mund të ofroheshin për shkak të punimeve riparuese.

Në fatkeqësinë e përmbytjeve në BeH më 4 tetor 2024, humbën jetën 29 persona ndërsa u prekën 5 qytete.

TRT Balkan / agjencitë