Pas përmbytjeve në Konjicë dhe Jabllanicë, Türkiye ka dërguar pesë kamionë me materiale jetese për strehimin e përkohshëm të banorëve të Bosnjës e Hercegovinës, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan, mbërritën në zonën e fatkeqësisë.
Ambasadori turk në Sarajevë Sadık Babür Girgin, zëvendëskryetari i AFAD-it Hamza Taşdelen, si dhe kryetari i Komunës së Konjicit Osman Çatiq, pritën kontejnerët e ardhur nga Türkiye.
Girgin, në një deklaratë tha se menjëherë pasi kanë marrë lajmin e fatkeqësisë, ekipi i TIKA-s në BeH ka bërë ekzaminime në terren.
Ai tregoi se edhe vetë, ditën e parë, së bashku me ekipin e TIKA-s ka mbërritur në zonën e përmbytjes. "Në terren, Türkiye ishte e para. Kjo është tregues i vëllazërisë sonë", tha ambasadori turk.
Taşdelen, nga ana e tij, tha se pa pritur ndonjë thirrje për ndihmë kanë ardhur në Bosnjë e Hercegovinë. "Grupi i parë i dërgesës i përbërë prej pesë kamionësh, zbarkoi në vend. Një dërgesë totale prej 31 kamionësh, 30 prej të cilëve bartin kontejnerë dhe një nga kamionët transporton materiale të tjera si gjeneratorë", theksoi ai.
Ndërkaq, Çatiq falënderoi Republikën e Türkiyes për ndihmën e shpejtë. "Thirrja ime për të gjithë ata që duan të ndihmojnë është të punojnë nëpërmjet institucioneve të shtetit, siç bën Republika e Türkiyes. Në këtë mënyrë, ndihma do t'u arrijë atyre në nevojë sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi Çatiq.