Është hapur në Prishtinë edicioni i 2-të i festivalit ndërkombëtar të operës “Ramë Lahaj International Opera Festival”, i vetmi festival i tillë në rajonin e Ballkanit Perëndimor i cili do të zhvillohet deri në fund të muajit korrik.
Synimi i këtij festivali është ndërtimi i një ure midis skenës kosovare dhe asaj ndërkombëtare, të nxisë dhe të ofrojë një mjedis ku artistë të rinj premtues të zhvillohen dhe ekspozohen nga emra profesionistësh të operas, duke hedhur themelet e një tradite të artit të operës.
Ky cikël trajnimi të talentëve të rinj, i cili ka fokus repertorin e operës, teknikën vokale dhe interpretimin do të jetë nën kompetencat e mjeshtrit vokal Jean Bernard Thomas.
Autori i festivalit, tenori Ramë Lahaj ka thënë se meqë në Kosovë aktualisht është duke u punuar për ndërtimin e institucionit të Operës së Kosovës, ka dashur t’i paraprijë atij dhe njëkohësisht t’i vijë në ndihmë talentëve të rinj në Kosovë.
“Kam dashur t’i dalë borxh gjithë talentëve të rinj të cilët si unë dikur, por mundësinë për të lëvizur, për ta bërë një audicion apo për të punuar me një mjeshtër ka qenë e pamundur, pa çka që unë kam pasur mbështetjen e miqve, të familjes por e kam parë sa e vështirë është qoftë marrja edhe e një vize, bërja e një edicioni apo marrja e mësimeve nga një mjeshtër”, theksoi Lahaj.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se vlerëson veprimin që tenori Ramë Lahaj si artist i skenës botërore operistike kthehet dhe në Kosovë dhe kontribuon përmes festivalit.
Çeku tha se bashkëpunimi i ministrisë me Ramë Lahajn është parimor dhe në shërbim të plotë të komunitetit artistik në artin e operas.
“Këtë veprimtari e vlerësojnë si kontribut të drejtpërdrejt për Operën e Kosovës me ç’rast formësohen dhe zhvillohen solistë dhe anëtarë të ardhshëm të Operës së Kosovës të cilën ne si ministri e formalizuam me ligj dhe po punojmë në formimin e strukturave menaxhuese dhe për infrastrukturën e nevojshme fizike, të resurseve njerëzore-financiare që i nevojiten një institucioni kaq kompleks si opera”, theksoi Çeku.
Në këtë edicion “Ramë Lahaj International Opera Festival” prezanton një hapësirë më të gjerë të netëve koncertale dhe të programit i cili përfshinë “Ensemble Evening”, koncert i cili i dedikohet një koleksioni të repertorit shqiptar; “Opera Night” me përzgjedhje të arieve më të spikatura të repertorit operistik; “Nexhmije Pagarusha” kushtuar një prej artisteve më të jashtëzakonshme shqiptare; “New Generation”, koncert i cili do të zhvillohet nga pjesëmarrësit e Masterclass-it në përfundimin e ciklit të trajnimit dhe përmbyllja me galanë “Ramë Lahaj & Friends”.
Edicioni i sivjemë i festivalit bashkëpunon me Filharmoninë e Kosovës dhe Operën e Kosovës si dhe me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Balitetit nga Shqipëria.
Gjatë vitit 2016 Lahaj u zgjodh një nga tre tenorët më të mirë në konkursin më të madh operistik në botë, "Plalia Domingo", "Operalia", e cila u mbajt në Meksikë. Ky çmim e bëri Lahaj një tenor të njohur ndërkombëtarisht.
21 Kor 2022
Nis edicioni i dytë i festivalit “Ramë Lahaj International Opera Festival”
Synimi i këtij festivali është ndërtimi i një ure midis skenës kosovare dhe asaj ndërkombëtare
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Hamamet turke: Simboli i pastërtisë së trupit dhe shpirtit
Hamamet turke, një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës osmane, janë më shumë sesa thjesht hapësira për larje. Me një histori që zgjatet për mijëra vite, këto struktura madhështore mbartin tradita të thella sociale, kulturore dhe shëndetësore.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore