Lustraxhiu, 95 vjeç, i palodhur në punën e tij, sfidon vitet me pasion. / Foto: AA

Lustraxhiu 95-vjeçar, Ahmet Metiner, nga qarku Lüleburgaz i qytetit veriperëndimor turk Kırklareli, vazhdon prej 7 dekadash profesionin që e mori përsipër nga babai i tij.

Metiner, pasi është kthyer nga ushtria fillimisht ka punuar një kohë si hamall, ndërsa pas vdekjes së babait të tij i cili ka qenë lustraxhi, ka filluar këtë profesion në moshën 25-vjeçare.

Me sëndukun që trashëgoi nga babai i tij, Metiner lustron këpucë në pjesë të ndryshme të qarkut, ndërsa 10 vitet e fundit profesionin e tij e ushtron në një lokacion të veçantë që Komuna e ka caktuar për ta.

Pavarësisht moshës, ai vjen në vendin e punës në orët e hershme të mëngjesit. Babai i 5 fëmijëve i cili 4 nipa e mbesa, në deklaratën për Anadolu thotë se do ta vazhdojë lustrimin e këpucëve përderisa shëndetin ia mundëson atë.

Duke treguar se, edhe pse është i moshuar nuk mund ta lëjë profesionin e tij që e do shumë, Metiner tha se ky profesion po zhduket në vitet e fundit.

"Ky është profesioni i babait tim. E mësova nga babai, kështu që u bëra lustraxhi", tha ai duke treguar se brezi i ri nuk tregon interes ndaj këtij profesioni.

Ai mes tjerash thotë se nuk kupton se si kalon koha kur punon.

"Këtu kaloj një kohë të këndshme. Në shtëpi më dhemb koka. Më pëlqen këtu, ndonjëherë vijnë myshterinjtë, ndonjëherë bëjmë shaka. E fali namazin. Nuk kuptoj se si më kalon koha këtu. Disa shokë më thonë 'pse vjen këtu', ndërsa unë u them: 'A është turp të punosh'. Derisa të kem forcën e duhur do ta vazhdoj profesionin tim", theksoi Metiner.

TRT Balkan / agjencitë