Me koncertin në kryeqytetin kosovar, në Prishtinë, është mbyllur turi ballkanik i instrumentistëve turq me koncertin e tyre “Fllade nga Anadolli”.
Qindra qytetarë u mblodhën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për ta parë performancën e drejtpërdrejtë të instrumentistëve nga Türkiye, Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu, që u organizua nga Instituti “Yunus Emre”.
Koncerti u solli të pranishmëve një përzierje unike të muzikës tradicionale të Anadollit dhe tingujve modernë të xhazit.
Në këtë mbrëmje, Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu interpretuan muzikën e pasur të Anadollit me një orkestër profesionale prej 12 anëtarësh. Ndërkaq, nga Kosova, grupi “Ela & Friends”, i përbërë nga artistë të talentuar vendorë, solli një performancë të veçantë në stilin etno-xhaz.
Instrumentistët Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu zhvilluan një tur në gjashtë vendet e Ballkanit, në gjithsej 11 qytete. Turin ata e filluan me Maqedoninë e Veriut, pastaj Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe në fund Kosovën.