Koncerti i xhazit turk “Fllade nga Anadolli” u mbajt në Prizren.         Foto: AA

Në qytetin e Prizrenit të të hënën në mbrëmje është zhvilluar koncerti i xhazit turk “Fllade nga Anadolli”. Qindra qytetarë prizrenas u mblodhën në palestrën e sporteve “Sezair Surroi” në Prizren, për të përcjellë performancën e dy instrumentistëve nga Türkiye, Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu.

Koncerti u mbajt nën organizimin e İnstitutit “Yunus Emre”.

Instrumentistët Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu​​​​​​​ po zhvillojnë një tur në gjashtë vendet e Ballkanit në gjithsej 11 qytete.

Pas Prizrenit, ata do ta përfundojnë turin e tyre me koncertin e radhës në kryeqytetin kosovar, në Prishtinë.

TRT Balkan / agjencitë