Për 5 vjet mbi 30 miliardë dollarë dëme nga krimi i kriptomonedhave.              Foto: AA

Çmimi i Bitcoin-it tejkaloi 109.000 dollarë sot, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më të madhe lëvizi midis 99.400 dollarë dhe 109.110 dollarë.

Kujtojmë se çmimi i Bitcoin-it ishte në nivelin 70.000 dollarë përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor 2024, ndërsa vlera u rrit për rreth 55 për qind që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trumpit.

Pas fitores, tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat, pasi ai u zotua se ShBA-ja do të jetë “kryeqyteti kripto” i planetit.

Madhësia e tregut të Bitcoinit ka qenë kohët e fundit në nivel 2,14 trilionë dollarë, sipas shifrave të Coinmarketcap, me një vëllim tregtar 24-orësh prej 111,5 miliardë dollarësh.

TRT Balkan / agjencitë