Për herë të parë në histori Bitcoin tjekalon vlerën e 100.000 dollarëve

Për herë të parë në histori Bitcoin tjekalon vlerën e 100.000 dollarëve

Kriptovaluta më e madhe në botë arriti një vlerë prej 103.343 dollarë të mërkurën mbrëma.
Për herë të parë në histori Bitcoin tjekalon vlerën e 100.000 dollarëve /            Foto: Reuters

Çmimi i kriptomonedhës Bitcoin tejkaloi 100.000 dollarë të mërkurën vonë për herë të parë në histori, dhe vlera e kësaj kriptomonedhe është rritur me më shumë se 30 për qind që nga zgjedhjet presidenciale në ShBA të mbajtura më 5 nëntor.

Vlera e kriptovalutës më të madhe në botë lëvizi rreth 68.000 dollarëve para zgjedhjeve, deri në një rekord prej 75.000 dollarësh një ditë pas zgjedhjeve.

Fitorja e Donald Trumpit ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris rriti ndjenjën e investitorëve dhe e çoi Bitcoinin në nivele të reja rekord.

Bitcoin arriti një vlerë prej 103.343 dollarë të mërkurën mbrëma.

Gjatë fushatës së tij, Trump u zotua për një qasje rregullatore pro-kriptove, duke u zotuar se do ta bënte ShBA-në "kryeqytetin e kriptove të planetit" dhe duke njoftuar planet gjatë konferencës verore për të krijuar një bord këshillues kripto.

Më herët të mërkurën, Trump zgjodhi mbështetësin e kriptovalutave, Paul Atkins, për të drejtuar Komisionin për Vlerat e Letra dhe Bursa.

TRT Balkan / agjencitë