Dilema: Të bleni veturën apo ta abononi? / Foto: Reuters

Automjeti është mjet shumë i rëndësishëm i cili ka ndikim në jetën ekonomike, sociale dhe zhvillimore të shoqërisë.

Të kesh një veturë si mjet transporti tani më nuk llogaritet luks për një familje, sakaq është shndërruar në nevojë të domosdoshme.

Për të gjithë ata të cilët nuk ua lejojnë mundësitë financiare të blejnë veturën e tyre, në vitet e fundit, prodhuesit e makinave si Volvo, Mercedes dhe Audi kanë njoftuar se po hapin derën për modelet e bazuara në abonim dhe disa analistë tani po parashikojnë se kompanitë e tjera ka të ngjarë të hidhen në këtë prirje së shpejti.

Por, si ndihen shoferët për idenë e pronësisë së makinës?

Në kuadër të kësaj teme, Statista ka realizuar një anketë për të treguar se ku zotërimi i një makine përgjithësisht perceptohet si pak a shumë i rëndësishëm për një popullatë.

Nga vendet e përzgjedhura, Shtetet e Bashkuara renditen më të lartat me gati dy të tretat (64 për qind) e të anketuarve që pajtohen se zotërimi i një makine është i rëndësishëm për ta. Pastaj vijnë Brazili dhe Meksika me 63 për qind, Spanja 62 për qind, Gjermania 60 për qind, Franca 56 për qind dhe Suedia 51 për qind.

Vendet aziatike më pak të interesuara për pronësim të veturave

Të anketuarit në vendet aziatike të përfshirë në këtë anketë e gjetën çështjen relativisht më pak të rëndësishme: në Kinë vetëm 47 për qind u pajtuan se posedimi i një makine si pronar është i rëndësishëm, ndërsa në Korenë e Jugut shifra ishte 40 për qind dhe në Japoni vetëm 34 për qind.


TRT Balkan