Gjermania planifikon të ndryshojë rregulloret për dëbimin e afganëve dhe sirianëve që kanë kryer krime të rënda, njoftoi të enjten kancelari Olaf Scholz.
Duke folur me deputetët pas një sulmi me thikë javën e kaluar që vrau një oficer policie, Scholz tha se Gjermania nuk do të tolerojë ekstremistët fetarë dhe kriminelët që përfitojnë nga ligjet e vendit që mbrojnë refugjatët.
"Kriminelë të tillë duhet të deportohen edhe nëse vijnë nga Siria dhe Afganistani. Kriminelët e rëndë dhe terroristët nuk kanë vend këtu. Në raste të tilla, interesat e sigurisë së Gjermanisë janë më të mëdha se interesat e mbrojtjes së autorëve", tha ai.
Scholz tha se Ministria e Brendshme po punon për ndryshime ligjore dhe hapa praktikë për të lejuar deportimin e shtetasve afganë që kanë kryer akte terrorizmi ose krime të rënda në vendin e tyre.
"Ne nuk do të tolerojmë më që krimet terroriste të lavdërohen dhe të festohen. Kjo është një shuplakë për viktimat, të dashurit e tyre dhe sistemin tonë demokratik. Kjo është arsyeja pse ne do të shtrëngojmë rregulloret për dëbimin", tha Scholz, duke shtuar se ata që lavdërojnë terrorizmin gjithashtu do të deportohen.