Sindikata gjermane shpall grevë të re hekurudhore, kërkohet rritje e pagave / Foto: AA

Punëtorët gjermanë të hekurudhave do të organizojnë një grevë paralajmëruese mbarëkombëtare të premten, njoftoi të mërkurën një sindikatë transporti.

Greva do të zgjasë nga ora 3 e mëngjesit me orën lokale (0100 GMT) deri në 11 të mëngjesit (0900 GMT), sipas një deklarate nga sindikata EVG.

“Duke bërë thirrje për një grevë paralajmëruese të kufizuar në orët e hershme të mëngjesit, ne po dërgojmë një mesazh të qartë se veprimi ynë nuk drejtohet kundër pasagjerëve, por kundër kompanive,” tha anëtarja e bordit të EVG-së, Cosima Ingenschay.

Aksioni i grevës pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime në trenat e pasagjerëve rajonalë dhe të distancave të gjata në gjithë vendin gjatë të premtes.

EVG-ja, e cila ka më shumë se 200.000 anëtarë, është aktualisht në negociata për pagat me operatorin kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn dhe rreth 50 kompani të tjera hekurudhore.

Sindikata po kërkon një rritje pagash prej 12% dhe jo më pak se 650 euro (712 dollarë) rritje në muaj, në mes të inflacionit të lartë dhe krizës së kostos së jetesës.

AA