Pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve ka pasur një rritje të sulmeve ndaj të huajve në Magdeburg të Gjermanisë.
Në deklaratën nga Qendra Këshillimore për Parandalimin e Dhunës (SALAM) dhe Organizatat e Migrantëve Saksoni-Anhalt (Lamsa), thuhet se pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve të poshtërimit dhe sulmeve ndaj të huajve në qytet.
Pas sulmeve në qytet është krijuar një atmosferë jashtëzakonisht armiqësore për personat me origjinë emigrante.
"Në shumë vende kanë ndodhur sulme verbale dhe fizike. Emigrantët e klasifikuar si myslimanë janë fyer duke u quajtur 'terroristë', 'kriminelë' dhe 'huliganë' ndërsa janë pështyrë dhe shtyrë", thuhet në deklaratën e Qendrës. Theksohet se ekstremistët e djathtë kanë ndjekur shumë emigrantë në Magdeburg të dielën si dhe kanë sulmuar, kërcënuar dhe ofenduar punonjësit dhe anëtarët e shoqatës.
- Ngjarja
Më 20 dhjetor, 5 persona humbën jetën dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën në një sulm me automjet në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, në rajonin Saksoni-Anhalt në Gjermani.
Më pas u mësua se mjeku me origjinë nga Arabia Saudite, Talib A. i cili u arrestua pas sulmit, ishte antiislamist, mbështetës i së djathtës ekstreme dhe sionizmit.