Itali, urdhrarresti i GjNP-së për Netanyahun, temë në takimin e G7-s       Foto: Reuters

Italia po planifikon shqyrtimin e urdhrarrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të G7-s, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka bërë të ditur se do të “shikonte motivimet” e GjNP-së që e kanë çuar drejt marrjes së këtij vendimi.

”Kjo qeveri mbetet e vendosur në një pikë, që nuk mund të ketë ekuivalencë midis përgjegjësive të shtetit të Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas”, thuhet në një deklaratë të kryeministres.

Italia, e cila aktualisht mban presidencën e G7-s, do të presë ministrat e Jashtëm në Fiuggi, një qytet afër Romës, duke filluar nga e hëna.

GjNP-ja lëshoi ​​urdhra arresti të enjten për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes të shkarkuar së fundmi, Yoav Galant, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e Gazës.

Aleatët e Izraelit e kanë kritikuar vendimin.

Shtetet anëtare të GjNP-së përgjithësisht janë të detyruara të zbatojnë urdhërarrestet, megjithëse ka mosmarrëveshje midis këtyre shteteve se si të trajtojnë urdhrat e Netanyahut.

Hungaria ka deklaruar tashmë qëndrimin e saj për ta injoruar urdhërarrestin.

Anëtarë të tjerë të G7-ës përfshijnë ShBA-në, Kanadanë, BM-në, Japoninë, Francën dhe Gjermaninë.

ShBA-ja, ashtu si Izraeli, nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

ATA