Një avion i vogël është rrëzuar pasditen e së dielës në Shtutgart të Gjermanisë.
Nga rrëzimi i avionit me katër ulëse Cessna C-172, janë plagosur dy persona, piloti dhe një pasagjer i moshuar.
Në njoftimin e policisë thuhet se avioni me një motor, me helikë, u rrëzua dje pasdite gjatë uljes dhe më pas aeroporti u mbyll përkohësisht për fluturime.
Raportohet se piloti i avionit ka pasur lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri 70-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku vijohet me trajtimin e tij.
Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë uljes ka pasur mot me mjegull dhe vranësira.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit.
TRT Balkan / agjencitë