Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur dhe stuhitë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Pjesë të Evropës Lindore dhe Qendrore po përballen me stuhinë "Boris".
Deri më tani, dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në gjithë Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, ndërsa numri i viktimave është rritur në 20 - shtatë në Rumani, pesë në Poloni, pesë në Austri dhe tre në Republikën Çeke.
Të hënën, qeveria polake shpalli një gjendje fatkeqësie natyrore në rajonet në jug dhe jugperëndim të vendit për faktin se përmbytjet shkatërruan shumë shtëpi dhe infrastrukturë. Qytetet dhe fshatrat u përmbytën.
Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Nysa Klodzka në jug të Polonisë, qytetarët e qytetit Lewin Brzeski janë evakuuar.